Në vitet 1970-1990, Gjilani kishte mbi 8 fabrika e 10 ndërmarrje shoqërore
Gjilani dikur njihej si një prej komunave me më së shumti zhvillim ekonomik.
E gjithë kjo falë fabrikave dhe ndërmarrjeve të shumta shoqërore.
Përgjatë viteve 1970-1990 në Gjilan funksiononin mbi tetë fabrika dhe shumë ndërmarrje të tjera fitimprurëse.
Më poshtë keni disa prej tyre, të cilat shumë familjeve u siguronin të ardhurat, e që sot nuk janë më përderisa qyteti po mbulohet nga ndërtesat e larta.
Gjilani në vitet 1970-1990:
Fabrika e Tekstilit: 3400 punëtorë.
Fabrika e Baterive: 1200 punëtorë.
Fabrika e Radiatorëve: 900 punëtorë.
Fabrika e Përpunimit të hekurit-500 punëtorë.
Fabrika e përpunimit të brumërave: 450 punëtorë.
Fabrika e Duhanit: 1200 punëtorë.
Fabrika e përpunimit të mishit: 420 punëtorë.
Fabrika dhe ndërmarrja e ndërtimit 5500 punëtorë.
Ndërmarrjet Shoqërore:
16 Nëntori: 600 punëtorë.
Mlladosti me qindra shitore në qytet: 600 punëtorë.
Hoteli i Qytetit: 70-120 punëtorë.
Banka “Bankos” dhe “Jugobanka”: 200 punëtorë.
Posta e Gjilanit -189 punëtorë.
Elektro Kosova 350 punëtorë.
Ujësjellësi Morava 130-160 punëtorë.
Magjistralja për mirëmbajtjen e rrugëve: 70 punëtorë.
Radio Gjilani: 30 punëtorë.
Komunalitë për mirëmbajtën e mbeturinave në qytet 150-200 punëtorë.