Komiteti për menaxhimin e emergjencave në Gjilan, i udhëhequr nga kryetari Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se situata me virus në këtë komunë është nën kontroll dhe se lakorja e infeksionit me Covid-19 po shkon drejt zeros.
“Nga 51 sa kemi të prekur në Gjilan me virus, 26 janë të shëruar, 2 të vdekur, tre në hospitalizim në Klinikën Infektive, 20 në vetë izolim, ditëve të fundit testet kanë dal negative të gjithë ata persona që janë testuar. Dy ditët e fundit janë bërë mbi 150 teste. Kemi rritur numrin e testeve sipas kontakteve të personave me të infektuarit”.
“Kemi shpërndarë në mbi 3 mijë familje pako ushqimore fal donatorëve, solidaritetit të bizneseve komunës e qyetetarëve. Edhe mërgimtarët kanë ndihmuar në këtë gjendje”, tha Haziri në mes tjerash.
Ai tha se të gjithë duhet të krijojmë kulturën e distancimit fizik dhe të respektohen masat anti-koronavirus deri në tejkalimin e pandemisë.
Haziri ka thënë sot se Gjilani është duke u pregatitur për menaxhimin e situatës me lehtësimin e masave nga 4 maji në vend sipas fazës së parë.