Në munges të infrastrukturës, e që më së paku na ofron staiumi i Gjilanit i cili gjendet në renovim total, ndeshja derbi mes Gjilanit dhe Dritës duhej të zhvendosej në kryqytet,më saktë në stadiumin i cili e mbanë emrin e legjendës së futbollit tonë, “Fadil Vokrri”.
Mes shumë pakënaqësive dhe entuziazmit të shumë individëve, kjo ndeshje u zhvillua me një organizim i cili nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e akterëve të ndryshëm, siç janë Federata e Futbollit të Kosovës dhe Policia e Kosovës të cilët ishin kyç në këtë organizim.Si organizator të derbit ne kishim marrë të gjitha masat që në aspektin e sigurisë çdo gjë të jetë sipas kërkesave dhe standardeve të Fifa dhe Uefa. Për ta arritur këtë zyrtarët e klubit tonë u asistuan gjatë tërë kohës nga shumë persona, por ne duam veqanërisht ti falemnderojmë dy prej tyre, Patrik Mazreku zyrtarë për siguri në FFK dhe Bajram Shabani nga Policia e Kosovës.
Gjithashtu kjo ndeshje u përcoll nga mbi 40 gazetarë të ndryshëm, të cilët kishin kërkuar akreditimin e tyre në adresen e klubit të Gjilanit,ku duhet të ceket bashkëpunimi i mediumeve tona i cili ishe për çdo lëvdat, të cilët i falemnderojmë për gadishmërinë dhe bashkëpunimin e ofruar për të përcjellur sa më saktë gjitha informatat tek publik, e që i dhanë jehonë dhe interesim maksimal kësaj sfide.
Intersimi i cili u shfaqë mbrëmë në takimin e vlefshëm për javën e 26-të në Ipko Superligë, ishte njëkohësisht edhe ndeshja më e ndjekur në këtë stinorë garash, ku të pranishëm në stadium ishin rreth 7500 shikues të cilët i dhanë hijeshi të madhe këtiji derbi që gjithmonë karakterizohet për shikueshmërinë e lartë sa herë që këto dy skuadra ballafaqohen mes vete.
Falemnderim i veçantë për tifozët e skuadrës sonë “Skifterët”, të cilët edhe një herë treguan dashurinë dhe kulturën e cila po përcjellet nga gjenrata në gjeneratë, e ku shembull duhet të merret aktiviteti i tyre pas ndeshjes të cilët pastruan tribunën ku ndodheshin ata.
Me dëshirë dhe shpresë të madhe që sa më shpejtë gjithashtu stadiumi i qytetit tonë të përfundoj dhe të kemi këso lloj ngjarjesh të cilat i japin një ngjyrë dhe bukuri të madhe në përgjithësi futbollit tonë, SC Gjilani falëmnderon të gjithë ata që u angazhuan dhe ndihmuan që edhe publikut tonë ti ofroj emocione të ngjarjeve që rrallë herë i shohim në vendin tonë./Shkruan faqja zyrtare e SC GJILANIT/