Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës së Re, e vlefshme për xhiron e 18-të të Superligës së Kosovës.
Gjilani ka shënuar fitore me rezultat 3:2, duke arkëtuar tri pikë të rëndësishme para pushimit dimëror.
Pas kësaj fitoreje, kuqebardhët kanë grumbulluar gjithsej 26 pikë dhe renditen në pozitën e gjashtë në tabelën e Superligës së Kosovës.

