SC Gjilani e ka nisur me fitore fazën përgatitore për sezonin e ri, duke triumfuar me rezultat 3-2 ndaj Trepçës ’89 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.
Skuadra e drejtuar nga Debatik Curri përmbysi disavantazhin dhe tregoi një paraqitje premtuese në testin e parë parasezonal. Protagonisti i ndeshjes ishte sulmuesi Mevlan Zeka, i cili realizoi dy gola në debutimin e tij me fanellën kuqezi, ndërsa golin tjetër e shënoi Elton Isufi, që gjeti rrjetën për herë të parë me ekipin e parë.
Paraqitje shumë të mirë pati edhe Oltion Bilalli, i cili kontribuoi me plot tri asistime, duke qenë një nga lojtarët më të dalluar të sfidës.
Në këtë takim debutuan të gjithë futbollistët e afruar gjatë afatit kalimtar, ndërsa trajneri Curri u dha minuta pothuajse të gjithë lojtarëve në dispozicion.
Të dhënat e ndeshjes:
KF Trepça ’89 – SC Gjilani 2-3 (1-0)
📍 Stadiumi “Riza Lushta”, Mitrovicë
Golashënuesit e Gjilanit:
⚽ Mevlan Zeka (2)
⚽ Elton Isufi

