Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së në Gjilan, Ardian Azemi ka thënë se futbolli gjilanas dhe tifozët nuk e meritojnë të mbesin edhe më tutje pa stadiumin e tyre.
Azemi përmes një postimi në Facebook ka kujtuar premtimin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni të dhënë në shtator të vitit 2021.
“Në shtator të vitit 2021, kryetari i Komunës së Gjilanit pati premtuar se derbi që luhej atë ditë kur ai ishte në stdium, është i fundit që luhej në atë stadium, sipas tij, derbi i ardhshëm do të ndodh në stadiumin e ri”, ka shkruar Azemi.
Postimi i plotë:
Derbi i ditës së sotme në mes Dritës dhe Gjilanit, do të duhej të ndodhte në stadiumin e ri, aty ku meriton të bëhet lojë, aty ku meritojnë të bëjnë tifozllëk tifozët.
Asnjë lëvizje në këtë drejtim, ndërsa stadiumi i Gjilanit mbetet ashtu si është më keq, me një fjalë, as nuk është as nuk duket si stadium normal.
Në shtator të vitit 2021, kryetari i Komunës së Gjilanit pati premtuar se derbi që luhej atë ditë kur ai ishte në stdium, është i fundit që luhej në atë stadium, sipas tij, derbi i ardhshëm do të ndodh në stadiumin e ri.
Gjendje e njëjtë në stadium!
Jo vetëm stadiumi, por asnjë projekt tjetër në Gjilan nuk ka nis e as nuk ka përfunduar. Epo, s’ka si të përfundon diçka pa nisur!
Gjilani nuk e ka meritur këtë mentalitet politik ta ketë në udhëheqje.
Nuk reagojmë për inate politike. Secili qytetarë i Gjilanit përditshëm po pëson nga qeverisja shkatërruese edhe e nivelit lokal por edhe e atij qendror!