Në kuadër të xhiros së 31-të të Superligës së Kosovës në futboll, Gjilani ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Suharekës, duke triumfuar me rezultat të pastër.
Skuadra gjilanase pati një paraqitje të kujdesshme në pjesën e parë, duke mbajtur iniciativën, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Megjithatë, në pjesën e dytë, Gjilani ndryshoi tregoi një fytyrë krejtësisht tjetër në fushë.
Heroi i ndeshjes ishte sulmuesi Jarovic, i cili realizoi dy gola, duke i dhënë ekipit të tij një avantazh të sigurt. Fitoren e vulosi Morina, i cili shënoi golin e tretë për Gjilanin, duke mbyllur ndeshjen me rezultat bindës.
Me këtë fitore, Gjilani ngjitet në vendin e katërt në tabelë me 42 pikë, duke i larguar zonës së barazhit.