Skuadra e Gjilanit ka arritur fitoren e dytë rresht, pasi mposhti Llapin në shtëpi me rezultat minimal 2-1.
Në një ndeshje ku ndodhi gjithçka, gola, penallti dhe kartonë të kuq skuadra e Ismet Munishit arriti të fitojë në minutat e fundit.
Mysafirët ishin në epërsi pas pjesës së parë me golin e mesfushorin Ribiera, ndërsa në pjesën e dytë Progni barazoi shifrat nga penalltia, gjatë së cilës Llapi mbeti me një lojtar më pak pasi Kushtrim Shabani u ndëshkua me karton të kuq.
Kartonin e kuq e shijoi edhe Muhamet Dubova i Gjilanit disa minuta më vonë pas një ndërhyrje në portierin e Llapit.
Kur u mendua se ndeshja po shkonte drejt barazimit, Armend Halili me një gol të bukur me kokë i dha epërsinë e parë në këtë ndeshje Gjilanit, e që në fund pati vlerën e tri pikëve.