Ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Dritës është mbyllur me fitoren e ekipit të Gjilanit me rezultat 1:0 me të vetmin gol që e ka shënuar Wilber Perez në minutën 43. Perez ka shënuar me kokë pas harkimit të Nikës nga e djathta.
Në pjesën e dytë Gjilani me sukses është mbrojtur, kurse lojtarët e Dritës kanë tentuar që nëpërmjet harkimeve të futen në brendi, por kanë qenë mbrojtësit shtatlartë të Gjilanit që nuk kanë lejuar gol në portën e tyre.
Në javën e ardhshme Gjilani është mysafir i Flamurtarit në Prishtinë, kurse Drita në fushë të vet e pret Trepçën ’89.