Gjilani e ka mposhtur Ferizajn në kuadër të javës së dytë në Superligën e Kosovës me rezultat 0-3.
Por, momenti më vendimtar ishte në minutën e 45’+2, kur Fjorart Jonuzi e kaloi në epërsinë Gjilanin, e që më kaq përfundoi pjesa e parë.
Pjesa e dytë ishte përsëri më e mirë nga mysafirët, pasi Gerhard Progni (48’) shënoi golin e dytë për skuadrën e tij.
Gjilanasit arritën ta shënonin edhe golin e tretë me anë të Tomislav Busic në minutën e 90-të, për t’i marrë kështu tri pikë në xhiron e dytë.