Gjilani ka shënuar fitore tejet të vështirë përballë KEK-ut 2-0 ku të dy golat u shënuan në fundin e ndeshjes.
Vendasit që nga fillimi i takimit ishin më të mirë dhe sulmonin vazhdimisht portën e mysafirëve.
Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultat të barabartë 0-0.
Ishte minuta e 93-të, kur Shpend Asani i vendasve realizoi golin e parë pas një goditje të fuqishme brenda zonës për 1-0.
KEK-u pranoi edhe golin e dytë pas një kundërsulmi të vendasve.
Ishte sulmuesi Wilber Perez që realizoi lehtësisht për 2-0.
Me këtë fitore kuqebardhët stabilizohen në mesin e tabelës, ndërkohë ‘elektricistët’ mbetetn me vetëm një pikë në fundin e klasifikimit.
Pas kësaj fitore Gjilani ngritët në pozitën e pestë në tabelë me 32 pikë të tubuara.