Gjilani ka arritur të kthehet te fitoret, pasi ka mposhtur Ulpianën me rezultat të pastër 2-0.
Skuadra e Ismet Munishit në kuadër të xhiros së 23-të në BKT Superligë e zhvilloi ndeshjen në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, derisa ka triumfuar ndaj Ulpianës.
Me këtë fitore Gjilani shkon në kuotën e 46 pikëve dhe zë vendin e dytë në Superligë.
Drenica ka arritur të mposhtë Dritën pas pesë viteve, pasi kuqezinjtë kanë triumfuar ndaj bardhekaltërve me rezultat 2-1.
Drita tentonte të bënte diçka më shumë nga loja, por përkundër rasteve të mira deri në fund të ndeshjes të gjenin golin e barazimit, por një gjëje të tillë nuk ia dolën.
Me këtë humbje Drita mbetet e treta me 41 pikë.