Gjithqka gati për duelin e nesërm
Sot skuadra e Gjilanit përfundoi detajet e fundit të përgaditjes për takimin e nesërm kundër Trepçës 89.Stërvitjet u mbajtën në fushën e stadiumit dhe zgjatën për rreth një orë e gjysëm.
Lojtarët sot punuan kryesisht në anën taktike dhe teknike ku kryetrajneri Sadat Pajaziti pati mundësinë që ti transmetoi skemat e tijë tek futbollistët para takimit të nesërm.
Në duelin e rradhës nuk pritet të ketë mungesa për skuadrën kuq e bardh,kurse dy lojtarët e suspenduar për xhiron e kaluar Edon Sadriu dhe Ergon Hyseni nesër janë të gatshëm të vihen nën urdhërat e kryetrajnerit Pajaziti.
Kujtojmë se takimi i xhiros së tretë mes Gjilanit dhe Trepçës 89 zhvillohet nesër me fillim nga ora 16 e 45 minuta.