Skuadra e SC Gjilanit ka mbajtur sot konferencë për media para ndeshjes së nesërme si vendase ndaj Malishevës.
Trajneri Ardian Nuhiu foli për pritjet nga kjo përballje, duke theksuar se kërkon nga lojtarët e tij paraqitje me autoritet dhe reflektim në çdo ndeshje.