Vetëm pak ditë pasi Armend Thaçi dhe Leutrim Bekteshi kaluan te Prishtina, Gjilani ka gjetur zëvendësuesit e tyre.
Siç merr vesh Gazetasheshi.com, klubi kuq e bardh është afër marrëveshjes me Besnik Krasniqin e Vëllaznimit dhe Elton Basriun e Lirisë.
Deri të dielën pritet të definohet gjithçka, por kalimi i kësaj dyshe te Gjilani mund të konsiderohet si punë e kryrer.
Ndërkohë, Gjilani po mendon edhe për trajner. Është Muharrem Sahiti, i cili pritet ta marrë drejtimin e skuadrës, shkruan Gazetasheshi.com.
Gjithsesi, te klubi gjilanas pritet që shumë gjëra të sqarohen në fillim të javës së ardhshme.