Në vigjilje të takimit ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit me sfidën që zhvillohet nesër në Gjilan,kuq e bardhët sot përfunduan përgaditjet për këtë duel.
Stërvitja u mbajt tek fusha ndihmëse me barë artificial ku kryetrajneri i Gjilanit sot përfundoi dhe detajet e fundit para takimit nesërm të vlefshëm pë xhiron e pestë në Ipko Superligën e Kosovës.
Sot grupit të lojtarëve ju bashkangjit edhe lojtari nga Guatemala Wilber Perez,i cili u rikthye në skuadër pas impenjimit me përfaqësuesen e tijë në dy ndeshjet miqësore.Në takimin e nesërm për Gjilanin pritet të mungoj vetëm Ledjon Muça i cili gjindet në fazën rikuperuese të lendimit në dorën e tijë.
Sfida e javës së pestë ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit zhvillohet nesër me fillim nga ora 15 e 45 minuta në stadiumin “Agim Ramdani-Katana”në Gjilan.