Gjilani i gatshëm për duelin kundër Vllaznisë
Në kushte shumë të favorshme për punë mëngjesin e sotëm, Gjilani kreu seancën e fundit stërvitore para duelit të nesërm që e zhvillon kundër Vllaznisë së Pozhoranit.
Gjitha përgaditjet kanë përfunduar dhe lojtarët janë të gatshëm për duelin e rradhës.Vlen të ceket se gjendja e lojtarëve është stabile,kurse në ndeshjen e nesërme do të mungoj Edon Sadriu për shkak të kartonit të kuq të marrur në Pejë kundër Besës në xhiron e kaluar.
Ndeshja kundër Vllaznisë zhvillohet nesër dhe fillon në ora 14:00.