Kuq e bardhët ditën e sotme kanë vijuar me intenzitet të lartë përgatitjet për duelin e së shtunës kundër Feronikelit.
Stërvitja e mesditës së sotme u mbajtë në fushën e stadiumit dhe zgjati për rreth dy orë.Treningu i sotëm i drejtuar nga kryetrajneri Mezani, filloi me nxemjen e zakonshme me vrapim të lehtë dhe pastaj futbollistë vijuan me ushtrimet të cilat i caktoi kryetrajneri për ta.
Gjendja e futbollistëve është mjaftë stabile para duelit të fundjavës dhe ata gjatë javës së bashku me shtabin teknik, kanë punuar me intezitet të lartë për tu përgatitur maksimalisht për këtë sfidë.
Në ndeshjën e së shtunës për skuadrën e Gjilanit, pritet të rikthehen edhe të suspenduarit Fisnik Papuqi dhe Jefferson Lopes.Gjithashtu edhe Ansi Nika ka kaluar dënimin prej dy ndeshjeve dhe në këtë duel ai pritet ti bashkangjitet bashkëlojtarëve të tijë.
Gjilani stërvitjet do ti vijoj edhe ditën e nesërme, të cilat janë edhe të fundit para duelit të funjavës në Drenas.