Mesditën e sotme skuadra e Gjilanit ka përfunduar përgadtijet për duelin e mesjavës, kundër Llapit.Stërvitja e sotme e cila u mbajt tek fusha ndihmëse, zgjati rreth një orë dhe u punuan detajet e fundit për duelin kundër Llapit.
Ekipi është i gatshëm dhe në stërvitjen e sotme u paraqitën të gjithë futbollistët, kurse në takimin e së mërkures për Gjilanin do të mungojnë Ansi Nika, i cili vazhdon të qëndroj jasht fushave të blerta shkak dënimit prej 4 ndeshjeve, gjithashtu edhe Salih Kosumi, i cili ka mbushur normën e kartonëve të verdhë dhe në duelin kundër Llapit do të pushoj.Vlenë të theksohet se Semir Hadzibulic, kthehet nën urdhërat e Hysenit për takimin e nesërm.
Sfida mes Gjilanit dhe Llapit, e vlefshme pët xhiron e 21-të në Ipko Superligë, zhvillohet nesër me fillim nga ora 13:30 minuta në Gjilan.