Besar Musolli është futbollisti i radhës që largohet nga Gjilani.
Pas Arbnor Ramadanit, Egzon Sinanit, Arbër Prekazit, Baton Zabërgjës, Armend Halilit, Mevlan Zekës edhe Besar Musolli ka konfirmuar ndarjen me bardhekuqtë.
Kapiteni i Gjilanit ka konfirmuar ndarjen me klubit nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë nga Besar Musolli:
Nga sot nuk do të jem më pjesë e SC Gjilanit. Ka qenë nder dhe privilegj që kam patur mundësinë të vesh fanellën e Gjilanit e të përfaqësoj këtë skuadër dhe si kapiten i saj. Dua të falënderoj përzemërsisht presidentin e klubit Florim Zuka. Mirënjohje për të gjithë tifozët e veçanërisht SKIFTERAT. Falënderoj çdo anëtar të klubit, trajnerët, lojtarë që kam bashkëpunuar këto sezone, pasi kemi kaluar shumë momente të veçanta. I uroj më të mirat Gjilanit në vijim.