Gentjan Mezani ka debutuar me barazim në aventurën e tij të re te Gjilani, teksa në shtëpi u ndal nga Trepça ’89 me rezultat 1-1.
Megjithëse vendasit e nisën mirë ndeshjen me golin e realizuar nga Wilber Perez, në pjesën e dytë barazoi Hasan Hyseni dhe me këto shifra u mbyll ndeshja.