Kuq e bardhët e drejtuar nga Alban Hyseni kanë shkuar në pushim 15 ditorë para fillimit të fazës përgatitore për edicionin e ardhshëm, shkruan Gazetasheshi.com.
Këtë të mërkurë futbollistët gjilanas realizuan edhe stërvitjen e fundit, pasi që kuq e bardhët nuk i ndërprenë për asnjë moment stërvitjet që nga fundi i kampionatit.
Gazetasheshi.com mëson se drejtuesit e klubit tashmë kanë nisur bisedimet me disa nga futbollistët aktual për të rinovuar kontratat e tyre që skadojnë deri më 30 qershor, ndërkohë që nuk do të ketë fletlëshime për të larguarit para kësaj date.
Gjithsesi kuq e bardhët planifikojnë që më 1 korrik të nisin fazën përgatitore, ndërkohë që deri atëherë synohet që të emërohet trajneri ri dhe të nisë faza e përforcimeve.