Gjilan, 25 nëntor 2016 – Në vigjilje të shënimit të festës së 28 Nëntorit, Komuna e Gjilanit ka përuruar sot sallën moderne të edukatës fizike në shkollën fillore “Abaz Ajeti”.
Në përurim ka marrë pjesë kryetari Lutfi Haziri, i shoqëruar nga kryesuesja Valentina Bunjaku Rexhepi, nxënës të shumtë e arsimtarë të kësaj shkolle.
“Jam jashtëzakonisht i nderuar që në kuadër të festës së 28 Nëntorit, po e inauugurojmë këtë sallë sportive. Nuk ka ditë më të lumtur se shënimi i ditës së krenarisë. Shkolla fillore “Abaz Ajeti” po bëhet shembull i kompletimit të infrastrukturës dhe ju sot, përveç sallës së sporteve, e keni edhe institucionin parashkollor. Komuna do të vazhdojë ta mbështesë çdo program, në mënyrë që arsimtarët dhe nxënësit të kenë kushte më të mira për punë. Gëzuar për shumë vite, urime “Dita e Flamurit”, ka thënë kryetari Haziri, pas inaugurimit.