Komiteti për parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, ka mbajtur të hënën takimin e radhës, i cili është udhëhequr nga nënkryetari, Arbër Ismajli.
Ismajli, që tash e 6 muaj udhëheq me operacionet anti-COVID-19, ka vlerësuar se është lajm i mirë rënia e numrit të rasteve pozitive, derisa konfirmoi se janë 73 raste aktive në këtë komunë.
Gjendja e përgjithshme është kjo: 1008 të infektuar në total, 891 të shëruar, 73 raste aktive, 44 të vdekur, 12 të hospitalizuar dhe 12 mostra në pritje.