Gjilani pasi e siguroi vetëm në fund mbijetesën ka arritur t’i bindë tetë lojtarë që të vazhdojnë me klubin.
Kapiteni Ylber Kastrati dhe zëvendës-kapiteni Zgjim Mustafa janë të parët që kanë pranuar të vazhdojnë me klubin.
Por edhe lojtari kyç, Fisnik Papuqi, ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës, shkruan Olle.
Pastaj edhe portieri Donat Kaçiun, pritet që edhe një vit të jetë te Gjilani.
Por edhe Ergon Hysenin, Salih Kosumin edhe Edon Sadriun kanë vazhduar kontratat.
Janë këtë disa nga lojtarët kryesor që bartën barrën kryesore të Gjilani.
Nga klubi janë larguar emra me peshë si Betim Haxhimusa, Armend Thaqi e Leotrim Bekteshi.