Komuna e Gjilanit ka organizuar Gala mbrëmje humanitare me komunitetin e biznesit dhe qytetarët e vullnetit të mirë në Gjilan për të rritur Fondin për ndihmën e studentëve.
Kryetari i Komunës z.Lutfi Haziri përmes një postimi në facebook ka falenderuar të gjithë njerëzit të vullnetit të mirë dhe qytetarët që ishin prezent dhe dhuruan dhjetëra mijëra euro.
Postimi i Kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri:
Njerëz të vullnetit të mirë kudo që jeni, ju faleminderit pafund për solidaritetin e jashtëzakonshëm në Gala Mbrëmjen e sontme humanitare “Pak nga ne, shumë për ata III”. Dhjetëra mijëra euro u premtuan për mbështetjen ndaj studentëve. Jam krenar me solidaritetin tuaj.
– Mirënjohës përjetë! Lut Emrush Haziri