Nuk ka më kohë për të qarë, tashmë gjithçka është e shkuar. Rëndësi ka e ardhmja dhe Gjilani sërish ka nevojë për ta.
Janë “Skifterat” ata që pritet ti motivojnë futbollsitët që përfaqësojnë emblemën me të cilën janë ‘kurorëzuar’ prej kohësh në sfidën më vendimtare të vitit, shkruan Gazetasheshi.com.
Një kërkesë të tillë edhe publikisht ia kanë parashtruar drejtuesit e klubit gjilanas tifozëve të tyre, të cilët kanë kërkuar përkrahje maksimale për ndeshjen së enjtes ndaj Besës.
“Andaj edhe një herë më shumë se kurrë ta dëshmojmë që së bashku mund të ja dalim dhe të kalojmë ç’do pengesë drejt arritjes së objektivave të klubit dhe ta kalojmë ç’do betejë së bashku, sikurse kemi kaluar gjithmonë”, thuhet ndër të tjerash në publikimin e ‘kuqebardhëve’.
Dueli Gjilani – Besa zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe fillon nga ora 16:00.