Skuadra e Gjilanit nuk po kalon fare në periudhë të mirë rezultatesh.
Por, problemet e kësaj skuadre mund të shtohen edhe më shumë.
Të paktën kështë pretendon ish-futbollisti, Liridon Leci.
Në emisionin “Kampionët” në Kanal10, Leci ka thënë se Gjilani në ndeshjet e ardhshme mund të paraqitet me junior.
“Gjilani ka shumë probleme edhe për aq sa kam informacione Gjilani rrezikon që futbollistët mos të paraqitën më në fushë, pra skuadra mund të luajë me junior pasi lojtarët kanë pesë muaj pa paga”, ka thënë Leci.