Epidemia e ikjes masive për të larguar nga Kosova, kryesisht në Europë, kohëve të fundit ka prekur shumë qytetin e Gjilanit shkruan Radio Star.
Agjencia e statistikave të Kosovës, përmes një raporti tregon se komuna e Gjilanit për ikje është kampion për vitin 2022.
Gjilani është komuna e parë e cila është prekur nga ky trend i ikjes, statistikat e fundit tregojn se nga Gjilani numërohen rreth 4400 mijë persona që të jenë larguar drejt Europës.
Kjo temë e ikjes sot është berë temë diskutimi në Kuvendin Komunal të Gjilanit, asambleisti i Vatrës, Kushtrim Kadriu, në kohën e caktuar për pyetje dhe përgjigjje ka pyetur kryetari Hyseni, se komuna e Gjilanit, është komuna me ikjen më të madhe në nivel të Kosovës dhe cila është strategjia e tij për ndaljën e kësaj dukurije pasi që sipas këtij trendi do të ikin të gjithë dhe do të mbetet vetëm dhe përmendoret.
Pas përfundimit të pyetjeve kryetari Hyseni, ka dhënë përgjigjjen e tij duke thënë se është e vërtet se nga qyteti i Gjilanit, janë larguar 4400 persona është qyteti me më së shumti largime në Kosovë.
“E kuptoj është jashtëzakonishtë shqetësuese numri i madh i qytetarëve që janë larguar nga vendi jonë, nëse adresimi juaj apo komenti juaj ka të bëjë me qeverisjen tonë një vjeçare, është si rezultat të cilët kanë ikur qytetarët, mendoj se është e padrejtë, jo e sinqert dhe nuk është e mirë të reagohet në këtë formë, probleme të cilat i kemi si vend dhe qytet, janë më serioze se çasjen mundemi ta kemi dhe në anën tjetër veprimet që duhet me i ndërrmarë nuk mundem me u përkthy në një rezultati të menjëhershëm që me u ndalë migrimi i qytetarëve për një vit as për dy vite, unë besoj se edhe për katër vitet do të jetë problem ndalja e trendit të ikjes së qytetarëve nga vendi jonë jashtë Kosovës, projektet të cilat i kemi nisë dhe po i realizojm dalë ngadalë, kanë bëjnë për këtë për mirëqenjen dhe rritjen e të punësuarëve, me ngritjen e standardeve të jetës për parandalimin e ikjes së qytetarëve thotë Hyseni./RadioStar/