Në kuadër të përkushtimit për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, në Gjilan është zhvilluar një aktivitet edukues, informues dhe parandalues me fokus në shëndetin publik. Aktiviteti u realizua në bashkëpunim të ngushtë me:
•Drejtorinë e Shëndetësisë të Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e z. Hekuran Rapuca
•Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), përfaqësuar nga Dr. Basri Kamberi
Gjatë këtij organizimi, qytetarët patën mundësinë që të:
Matin tensionin e gjakut
Matin nivelin e sheqerit në gjak
Marrin këshilla profesionale për një stil jetese të shëndetshëm nga stafi mjekësor
Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të promovuar shëndetin publik nëpërmjet edukimit dhe parandalimit – sepse kujdesi i hershëm është çelësi për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.
Një falënderim i veçantë u drejtohet ekipit shëndetësor të KosovaMed në Gjilan, për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar, si dhe të gjithë qytetarëve që morën pjesë aktivisht në këtë nismë të rëndësishme.
Shërbimet janë FALAS dhe ofrohen nga QKMF në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit.
Shërbimi shëndetësor shtëpiak është i qasshëm çdo ditë nga ora 08:00 deri në 20:00 në këta numra:
+383 43 505 553
+383 43 505 528
Adresa: Rruga FF8C+9FR, Bulevardi i Pavarësisë, Gjilan, Republika e Kosovës