Skuadra e Gjilanit sot, para fillimit të stërvitjeve, ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të ish-presidentit të klubit, Shukri Sylejmani, në 5-vjetorin e vdekjes së tij shkruan Radio Star.
Përmes një postimi të shoqëruar me fotografi nga fusha, ku lojtarët dhe stafi i kuqebardhëve u rreshtuan për ta kujtuar, klubi shprehu respektin për figurën e Sylejmanit:
“🕯️ 5 vite pa ish-presidentin Shukri Sylejmani — por trashëgimia jote jeton! 🖤”
Shukri Sylejmani mbetet një nga personalitetet që ka dhënë kontribut të madh për futbollin kosovar, duke qenë në krye të klubit në periudha të rëndësishme të zhvillimit të tij.
Me këtë gjest simbolik, Gjilani dëshmoi edhe një herë se emri dhe puna e tij do të mbeten të paharruara në historinë e klubit dhe në kujtesën e tifozëve./radiostargjilan/