Gjilani sot ka përfunduar stërvitjet për duelin e nesërm kundër Trepës 89′.Stërvitja e sotme e cila u mbajt në fushën e stadiumit, zgjati rreth një orë me krytrajnerin Mezani, i cili punoi në detajet e fundit me futbollistët e tijë, për takimin nesërm.
Gjendja e futbollistëve është mjaftë stabile, kurse në stërvitjen e sotme ishin prezent të gjithë futbollistët në përjashtim të Hysës, Kastratit dhe Hadzibulic, të cilët janë të lënduar.Në duelin e së shtunës kundër Trepçës 89′, përveç të lënduarve për kuq e bardhët do të mungojnë edhe Fiton Hajdari dhe Salih Kosumi, shkak kartonëve.Vlenë të ceket dhe atmosfera brenda kampit të Gjilanit, e cila është mjaftë pozitive dhe ka mjaftë optimizëm tek futbollistët dhe shtabi teknik, për vijimin e rezultateve pozitive.
Ndeshja mes Gjilani dhe Trepçës 89′, e cila zhvillohet ditën e nesërme në Gjilan dhe fillon nga ora 14:00, do të gjykohet nga gjyqtari Besfort Kasumi.