Ekipi sot ka mbyllur përgatitjet për duelin e xhiros së 5-të në Ipko Superligë, që kuq e bardhët e zhvillojnë kundër Ballkanit.
Stërvitja e sotme dhe e fundit para ndeshjes e cila zhvillohet ditën e nesërme, u zhvillua tek fusha ndihmëse e cila zgjati për rreth një orë.
Futbollistët së bashku me shtabin teknik të skuadrës në stërvitjen e sotme punuan në detajet e fundit për këtë ndeshje.Përveç ushtrimeve fizike futbollistët sot punuan edhe në vendosje.
Kujtojmë se ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit zhvillohet ditën e nesërme, me fillim nga ora 16:00 në Gjilan.