Sot është mbajtur mbledhja e vlerësimit ditor e Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 shkruan Radio Star.
Nënkryetari Ismajli ka treguar se në qytetin e Gjilanit, tani 190 raste aktive kurse sot janë 10 raste të reja me Covid-19 dhe 10 janë të shëruar.
Postimi i plotë:
Në takimin e radhës në Qendrën Operative Emergjente diskutuam rastet e ditës së sotshme, ku kemi 10 raste të reja pozitive me COVID19 dhe 10 të shëruar.
Të rezultuar pozitiv deri më sot kemi 760 raste. Nga këto raste, të shëruar kemi 539 raste, dhe fatkeqësisht, të vdekur kemi 31 persona. Ndërsa, raste aktive kemi 190. Nga këto raste aktive, të hospitalizuar kemi 56 persona. Aktualisht, kemi vetem 1 mostër në pritje sepse ka rënë numri i atyre që kërkojnë t’iu bëhet testi dhe na bënë të mendojmë që situata gradualisht po shkon drejtë normalizimit.
Vazhdoni kujdesin e shtuar. Shmangni kontaktet me duar me njëri-tjetrin. Kur të përshëndeteni, mbani distancën e duhur, së bashku me maskën mbrojtëse. Pastroni duart shumë herë. Nëse i përmbahemi këtyre rekomandimeve, natyrisht që edhe trajektorja e këtij virusi do të bie./RadioStar/