Agjencia e Statistikave, ka publikuar një statistikë ku është bërë një eksperiment rreth ekonomisë së komunave të Kosovës shkruan Radio Star.
Ajo që bie në sy është ekonomia e qytetit të Gjilanit, për periudhën 2018-2021, e cila kishte ekonominë më të dobët në Kosovë, kurse ajo që prinë për ekonominë më të mirë është kryeqyteti i Kosovës, Prishtina.
Ku gjindet dhe gjenerohet bereqeti dhe ekonomia e Kosovës?
Ndoshta është hera e parë që kemi çasje në shifra të Bruto Produktit Vendor (BPV/GDP) në nivel rajonal. Zakonisht e kemi shifrën për ekonominë e Kosovës, por tash Agjencia e Statistikave ka bërë një publikim (eksperimental) ku ka publikuar të dhënat e statistikave të BPV rajonale, sipas modelit statistikor NUTS III (BE). Siç shifet, rreth 50% e ekonomisë është e koncentruar vetëm në rajonin e Prishtinës! Ndërsa rajonet e Gjilanit dhe Mitrovicës kanë BPV më të ulët vetëm rreth 7% të totalit Kosovar. Këto të dhëna gjithashtu edhe demostrojnë nevojën për politika më të avancuara të zhvillimit rajonal ku shpërndahet mirëqenia dhe ekonomia më racionalisht dhe ku ekonomia, bizneset, punësimet arrijnë me një barazpeshë në të gjithë vendin. Këtë grafikon e zhvillova enkas sot që me pas një pamje vizuale të gjendjes ekonomike nëpër rajonet e Kosovës.
Prishtinë: €3,953 milion/49.7%
Prizren: €905 milion/11.4%
Pejë: €673 milion/8.5%
Ferizaj: €667 milion/8.4%
Gjakovë: €618 milion/7.8%
Mitrovicë: €576 milion/7.2%
Gjilan: €565 milion/7.1%
Total: €7,957milion/100%