Është asfaltuar pjesa e tretë e rrugës katër korsi Gjilan-Livoç i Ulët, ku përfshihet edhe rrethi përskaj Sahatkullës.
Jam i lumtur që përfundoi edhe pjesa e fundit e zgjerimit dhe asfaltimit të rrugës katër korsi, Gjilan-Livoç i Ultë dhe me këtë Gjilani ka marrë pamje krejt tjetër. Krahas kësaj, është përfunduar edhe infrastruktura nëntokësore dhe trotuaret, ndërsa shumë shpejtë pritet të përfundojë edhe ndiçimi. Urime, në veçanti, banorëve që jetojnë në këtë pjese, ka thënë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një postimi në facebook.
Rruga katër korsi Gjilan – Livoç i Ulët ka gjatësi prej 3 kilometra, gjerësi 20 metra dhe pesë rrethrrotullime, ndërkaq ka kushtuar afro 2 milionë euro.