Liria dhe Gjilani kanë barazuar 1-1, ku prizrenasit kishin shumë më shumë nga loja, por pritjet e shumta të portierit Kenan Haxhihamza ua mohuan fitoren.
Minuta e 30-të solli golin e parë kur Blendi Memaj shënoi nga afër për 1-0.
Në pjesën e dytë Gjilani tenton me Jeferson dhe Papuqin po pa sukses.
Liria kundërpërgjigjet bukur me Liridon Fetahajn, por gjuajtjen e tij e pret portiri mysafir Kenan Haxhihamza.
Më minuan e 75-të vjen goli i barazimit. Keita Razak gjuan bukur me kokë dhe realizon për 1-1.