Sot është hedhur shorti për Kupa e Kosovës, duke përcaktuar përballjet e radhës në këtë garë tradicionale të futbollit kosovar.
SC Gjilani nuk do ta ketë aspak të lehtë në këtë fazë, pasi shorti e ka vënë përballë një prej skuadrave më të forta të kampionatit, FC Ballkani.
Ky duel konsiderohet si një nga më interesantët e kësaj faze, duke pasur parasysh edhe formën aktuale të të dy ekipeve. Për trajnerin e Gjilanit, Debatik Curri, shorti paraqet një sfidë serioze, sidomos pas rezultatit negativ në përballjen e fundit ndërmjet këtyre dy skuadrave.
Në ndeshjen e parë të stinorit pranveror, Gjilani pësoi humbje si vendas nga Ballkani, një rezultat që padyshim ka lënë gjurmë dhe rrit presionin për sfidën e radhës në Kupë. Tashmë mbetet të shihet nëse Gjilani do të arrijë të reagojë dhe të hakmerret në garën eliminatore, apo Ballkani do të konfirmojë epërsinë e tij edhe në këtë kompeticion.

