Ka përfunduar ndeshja mes Gjilanit dhe Drenicës, e vlefshme për xhiron e 24-t të Superligës së Kosovës.
Takimi u mbyll me rezultat minimal 0:1 në të mirë të Drenicës. Golin e vetëm të ndeshjes mysafirët e realizuan në pjesën e parë nga pika e bardhë, duke shfrytëzuar një penallti.
Gjilani tentoi të reagojë në pjesën e dytë, por nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës.
Pas kësaj humbjeje, Gjilani mbetet me 36 pikë dhe aktualisht renditet në pozitën e pestë në tabelë.

