Gjilani ka pësuar humbje minimale 1-0 në udhëtim ndaj Ballkanit, në një ndeshje të vlefshme për Superligën e Kosovës.
Edhe pse në fundin e takimit luajti me një lojtar më shumë, skuadra e Ardian Nuhiut nuk arriti të barazojë rezultatin.
Kjo humbje e vështirëson pozitën e Gjilanit në renditje, pasi tani ndodhet në vendin e gjashtë me 38 pikë, vetëm dy më shumë se zona e barazhit.