Gjilani e ka nisur me humbje stinorin e ri në Superligë, pasi është mposhtur nga Ballkani me rezultat 1:2 në përballjen e zhvilluar mes dy skuadrave.
Ekipi i drejtuar nga Debatik Curri e pësoi golin e parë shumë herët, që në minutat e para të takimit, dhe pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të mysafirëve nga Suhareka.
Në pjesën e dytë, Gjilani u paraqit me një tjetër fytyrë, duke rritur intensitetin dhe duke krijuar disa raste të mira shënimi. Megjithatë, në një kundërsulm të shpejtë, Ballkani arriti të realizojë edhe golin e dytë, duke dyfishuar epërsinë.
Skuadra gjilanase reagoi përmes Oltion Bilallit, i cili shënoi për 1:2 dhe riktheu shpresat për një rezultat më të mirë. Deri në fund të ndeshjes, vendasit kërkuan golin e barazimit, por nuk arritën ta konkretizojnë dominimin e tyre në pjesën e dytë.
Pas kësaj humbjeje, Gjilani mbetet me 26 pikë dhe aktualisht renditet në pozitën e gjashtë në tabelë.

