Skuadra e Lirisë ka fituar derbin ndaj Gjilanit.
Liria ka fituar me rezultatin 3-2 ndaj Gjilanit në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ‘Përparim Thaqi’, në kuadër të xhiros së 29’të të Vala Superligës.
Magani me dy gola dhe Bastriu shënuan për skuadrën e Lirisë.
Në anën tjetër, Kastrati dhe Haxhimusa realizuan për mysafirët nga Gjilani.
Pas këtij takimi, Liria ndodhet në vendin e tretë me 47 pikë, ndërsa Gjilani në vendin e 7’të me 43 pikë.
Vlen të theksohet se Haxhimusa ka humbur penalltinë, ndërsa Domgjonaj u ndëshkua me të kuq në minutën e 79’të të takimit.