Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, u prit me nderime në Gjilan nga kryetari Alban Hyseni, në një vizitë që theksoi forcimin e lidhjeve vëllazërore mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin ndërinstitucional dhe projektet e përbashkëta mes dy vendeve, ndërsa kulmi i vizitës ishte dekorimi i Presidentit Begaj me titullin “Qytetar Nderi”, si shenjë mirënjohjeje për përkushtimin e tij ndaj thellimit të marrëdhënieve mes dy shteteve shqiptare.
Statusi i plotë:
Kënaqësi e jashtëzakonshme të mirëpresim në Gjilan, presidentin e Shqipërisë, z.Bajram Begaj. 🇦🇱
Pas një takimi ku diskutuam për projektet e përbashkëta Kosovë-Shqipëri, gjendjen politike në të dyja vendet, patëm nderin e veçantë të dekorojmë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj, me titullin “Qytetar Nderi” – një mirënjohje për kontributin e tij të çmuar në forcimin e lidhjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Faleminderit z. President për përkushtimin në avancimin e marrëdhënieve vëllazërore dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën!