SC Gjilani do të vazhdojë ta vuajë dënimin të luajë jashtë shtëpisë së tyre dhe pa prezencën e tifozëve, teksa këtë herë ‘kuqebardhët’ kanë vendosur të ndryshojnë mjedis, shkruan Gazetasheshi.com.
Duelin e xhiros së dymbëdhjetë gjilanasit e zhvilluan në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit, ndërkohë duelin e javës së trembëdhjetë ‘kuqebardhët’ me shumë mundësi do ta luajnë në “Riza Lushta” të Mitrovicës.
Gjilanasit presin Ferizajn në kuadër të javës së trembëdhjetë të Superligës së Kosovës dhe tashmë janë në kërkim të një lokacioni të përshtatshëm për ta zhvilluar këtë ndeshje.
Megjithatë ende nuk është zyrtarizuar se ku do ta luajë ndeshjen e radhës Gjilani, pasi që në opsion është edhe stadiumi i Flamurtarit.
Stadiumi “Riza Lushta” – Mitrovicë
Gjithsesi mbetet për tu parë se cila do të jetë zgjedhja e ‘kuqebardhëve’ për duelin e radhës.
/Gazeta Sheshi/