Ndeshjet e xhiros së 25-të në Superligën e Kosovës janë duke u zhvilluar, me rezultate të ndryshme për skuadrat gjilanase pas 45 minutave të para.
Gjilani, që po luan si vendas kundër Prishtinës, është në disavantazh me rezultat minimal 0-1. Kryeqytetasit kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës dhe po e mbyllin pjesën e parë me epërsi.
Në anën tjetër, Drita po tregon forcën e saj si mysafire në Klinë, ku po avancon 0-1 kundër Dukagjinit. Skuadra bardhekaltër ka arritur të gjejë golin dhe e ka përmbyllur pjesën e parë me avantazh.
Pjesa e dytë mbetet për t’u parë se çfarë do të sjellë në këto dy ballafaqime.