Gjilani është në një situatë të vështirë pas pjesës së parë, duke humbur 0-2 kundër Ferizajt.
Loja deri tani ka qenë zhgënjyese për sytë e tifozëve, me pak raste të qarta shënimi nga të dyja ekipet. Pavarësisht dominimit në posedimin e topit, skuadra e Gjilanit nuk arriti të krijojë ndonjë rrezik të konsiderueshëm për portën kundërshtare.
Ferizaji arriti të befasojë me dy gola të shënuar nga ish-lojtari i Gjilanit, Edon Sadriu, dhe Abdul.
Këto gola erdhën në momente ku mbrojtja e Gjilanit tregoi pasiguri, duke lejuar Ferizajn të përfitojë dhe të dalë me epërsi komode në pushimin e ndeshjes.
Tani, pritet që skuadra e Nuhiut të reagojë në pjesën e dytë.
Kthimi i rezultatit nuk do të jetë i lehtë, por barazimi dhe ndoshta edhe fitorja janë ende brenda mundësive.