Pamje nga Gjilani (gjatë ditës, në kohë të ndryshme), më pak vetura…
Aktiviteti sa më pak vetura në qarkullim, qoftë edhe një ditë, i inicuar nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, u mbështet nga qytetarët.
Pamjet e bëra në disa zona më të ngarkuara me trafik, sot dukeshin më ndryshe.
Realisht kishte më pak vetura në qarkullim dhe mbi këtë premisë mund të konkludojmë se aktiviteti promovues për më pak vetura, më pak ndotje dhe më shumë pastërti, ishte rezultativ.
Kosovës i duhet, patjetër, vetëdijësim dhe mobilitet qytetar për ta refuzuar ndotjen ambientale…! /N.B./