By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Gjilani në përmbyllje të projektit të Spitalit të Qytetit, do të ofrohen 6 shërbime të reja për qytetarët
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Shendetesi

Gjilani në përmbyllje të projektit të Spitalit të Qytetit, do të ofrohen 6 shërbime të reja për qytetarët

Përditësimi i fundit: August 31, 2021 11:32 am
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Komuna e Gjilanit gjithnjë e më shumë është duke investuar në sektorin e shëndetësisë kryesisht në infrastrukturë, objekte të reja e renovime dhe në shërbime më të shpejta pranë qytetarëve të Gjilanit.

- Advertisement -

Në këtë fazë është në përmbyllje projekti i objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, apo Spitalit të Qytetit, projekt të cilin e solli për gjilanasit Imet Rrahmani, në kohën sa ishte ministër i Shëndetësisë, i cili u jetësua me angazhimin edhe të dr. Fejzulla Berishës.

Kryetari Haziri tha se arsimi dhe shëndetësia janë prioritete të pandashme dhe për këtë arsye me këtë objekt do të ndikohet në rritjen e shërbimeve shëndetësore dhe njëkohësisht shkarkimin e Spitalit të Përgjithshëm.

“Bëhet fjalë për 5 mijë metra katror, një objekt që do të jetë funksional dhe me një numër shumë të madh të shërbimeve. Është objekt i ri i ndërtuar në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës dhe me mbështetjen e ministrave Imet Rrahmani dhe Armend Zemaj, të cilët i falënderoj që e kanë mbështetur projektin e Komunës së Gjilanit për rritje të efikasitetit, shërbimeve dhe hapësirës në sektorin primar të shëndetësisë. Krahas këtij projekti, e kemi ndërtuar Ambullantën në Llashticë, sikurse edhe në të gjitha ambulantat tjera është bërë investimi në infrastrukturë dhe renovime të domosdoshme”, ka theksuar kryetari Haziri.

Më tej ai ka thënë se në bazë të programit dhe kërkesave të mjekëve, por edhe këshillave të fshatrave, investimet do të zgjerohen, sepse shëndeti i përgjithshëm dhe shërbimet shëndetësore duhet të jenë pranë qytetarit dhe në shtëpi kur kërkohet nevoja.

“Shërbimet shëndetësore në shtëpi, shërbimet e stomatologjisë, laboratorit, vaksinimi, pediatria, kontrollat e përgjithshme etj., duke i shtuar edhe kujdesin e vazhdueshëm për pacientët në këtë fazë të përballjes me pandeminë, e vendosin mjekun e nivelit primar të shëndetësisë në një gardian të shëndetit të përgjithshëm publik. Prandaj prioriteti i shëndetësisë dhe arsimit janë të pandashëm sepse njëra pa tjetrën nuk kanë kuptim”, ka thënë ai ndër të tjerash.

Ai ka shprehur falënderim të veçantë për të gjithë mjekët, infermierët, teknikët dhe stafin tjetër, që japin shërbimet e tyre në shëndetësinë primare, në 22 qendra si në Qendren Kryesore te Mjekesise Familjare, në “Ramiz Cërrnicë”, në “Dardani”, në “Dheun i Bardhë”, në “Arbëri”, “28 Nëntori”, në Dobërqan, Pogragjë, Malishevë, Zhegër, Bresalc, Përlepnicë, Cërrnicë, Verbicë e Zhegocit, Livoç i Epërm, Livoç i Poshtëm, Llashticë, Uglarë, Shurdhan, Kishnapole dhe dy në vendbanimet serbe.

Spitali Rajonal në Gjilan përfiton donacion 5 milionë euro për renovimin e objekteve
Si ta largoni vartësinë nga pijet e gazuara dhe dietale?
Tavani i dhomës bie mbi shtrat, rrezikohet nëna bashkë me foshnjën në Klinikën e Neonatologjisë
Gjykata në Gjilan dënon me dy vite e tre muaj burgim tre të akuzuar
Dr. Ali Devaja, kirurg i përgjithshëm nga Kosova, po merr pjesë në trajnim të avancuar në Stamboll
Artikulli i mëparshëm Flet doktori i cili ia nxori nga barku telefonin 33-vjeçarit: Bateria ishte më e rrezikshmja sepse mund të shpërthente
Artikulli tjetër Gruaja nga Prishtina e bën për spital një polic, i shkakton lëndime në duar e qafë

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.