Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Universitetin e Biznesit dhe Teknologjisë (UBT), përkatësisht rektorin prof. dr. Edmond Hajrizi.
Qëllimi i këtij memorandum është digjitalizimi i lejeve të ndërtimit për Drejtorinë e Urbanizmit.
Kryetari Haziri e ka falënderuar rektorin Hajrizi për bashkëpunimin e ofruar në të mirë të qytetarëve të Gjilanit.
Në fazën e dytë pritet të bëhet edhe digjitalizimi i bibliotekës së qytetit “Fan S. Noli dhe bibliotekave të shkollave të mesme, sikurse edhe bashkëpunimi mes Fakultetit të Bujqësisë dhe institutit të bujqësisë në UBT me shkollën e mesme të agrobiznesit “Arbëria”, për zhvillimin e edukimit për programin e bujqësisë.
Në fund, rektori i UBT, Edmond Hajrizi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për gatishmërinë e bashkëpunimit në çdo kohë, për të mirën e përgjithshme.