Libri i jetës janë kujtimet dhe gjurmët!
Kthimi në kohë
Nëpër ngjyrat e kohës…
Pamjet e qytetit të Gjilanit na rikthejnë në retrospektivë në një kohë e në një qytet, ku jeta kishte kuptim e ditët dhe datat në kalendar kishin përmbajtje…
Asgjë nuk shlyhet në jetë si me gomë në fletore, sepse libri i jetës janë kujtimet dhe gjurmët…
Nëse një zogu ia shkatërrojnë çerdhën ai kurrë nuk do të harrojë ku ishte dikur!
Eci qytetit në realitetin e ftohtë, ku secili është në vrapim të diçkaje për mbijetesë, ndërsa prapa më ndjek hieja e dikurshme e tij, me fëmijërinë, bukurinë dhe domethënien e tij, jetën e plotë, ku nuk i numronim ditët, as muajt e vitet. Nuk na ngutej, sepse e duanim jetën.
Jeta nuk ishte ikje, nxitim…, një libër kujtimesh e gjurmësh…! E sot…!
/Nexhat Buzuku./